Vija kufitare me Malin e Zi, Qeveria kosovare: Ekspertizë ndërkombëtare

Nov 29, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim se marrëveshjet e arritura në Bruksel do të shqyrtohen. Kjo është bërë ditur nga një komunikatë për media nga vet Qeveria e Kosovës.

auto_kufiri-650x3581436689991

Qeveria thekson se është në pritje të interpretimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj marrëveshjes së Asociacionit, ndërsa demarkacioni me Malin e Zi, Qeveria ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare, transmeton zeri.info.

Ndër të tjera në komunikatën e Qeverisë përshëndetet edhe manifestimi i djeshëm i tri partive opozitare.

Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndetë mbarëvajtjen e protestës së partive opozitare, të mbajtur më 28 nëntor 2015, në Prishtinë. Qeveria e Republikës së Kosovës, po ashtu, çmon lartë sjelljen e qytetarëve të Prishtinës dhe tërë Kosovës, të cilët vazhduan aktivitetet e tyre kremtuese për nder të Festës së 28 Nëntorit.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka treguar gatishmëri për të biseduar rreth shqetësimeve të subjekteve opozitare. Në këtë drejtim, Qeveria është duke pritur interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës për Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, si dhe ka iniciuar ekspertizë ndërkombëtare për procesin e përkufizimit të vijës kufitare ndërmjet vendit tonë dhe Malit të Zi, duke siguruar ballafaqimin e argumenteve të Komisionit shtetëror dhe të opozitës. Prandaj, Qeveria vlerëson se askush, andaj as opozita, nuk duhet të frikësohet nga e vërteta, por çdonjëri duhet të ballafaqohet me të. Për Qeverinë e Republikës së Kosovës, çdo përpjekje për të përdorur këto procese të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë, për qëllime politike e partiake, është e papranueshme”,- thuhet në deklaratë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura