Vidhte target e makinave, “kapet mat” 40-vjeçari në Korçë. Zbulohen ngjarjet ku është përfshirë në muajin shtator

Oct 13, 2021 | 16:24
SHPËRNDAJE

Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme një 40-vjeçar, i cili u ndalua në flagrancë duke vjedhur targat e një automjeti tip “Toyota” në lagjen nr. 2 të qytetit.

policia korcer

Nga veprimet hetimore u zbulua se i njëjti person ka vjedhur dhe target e dy automjeteve të tjera në qytetin e Korçës gjatë muajit shtator.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e vjedhjeve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. N., 40 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, duke vjedhur në lagjen nr. 2, targat e një automjeti tip “Toyota”. Nga veprimet e mëtejshme hetimore, rezulton se ky shtetas është autor i dyshuar edhe i ngjarjeve të ndodhura më datë 03.09.2021 dhe 19.09.2021, në lagjet nr. 12 dhe 7, të qytetit të Korçës, ku ka vjedhur targat e automjetit tip “Opel” në pronësi të shtetasit A. K dhe targat e automjetit tip “Volksëagen” në pronësi të shtetasit V. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura