VIDEOT PIKANTE/ Veliaj i jep dëmshpërblimin 100 lekë Nishanit, Braçe i qan hallin Topallit

May 30, 2016 | 22:30
SHPËRNDAJE

Çdo të dielë në orën 12:00 në Panorama Online do të publikohet video me batutat dhe deklaratat më pikante të javës.

Kjo video e dytë nis me batutën e biznesmenit Gazmend Toska, i cili në vorbullën e debateve për politikanë me katër emra, tha se e quajnë ndryshe edhe Zimbile Qeroska, pasi u ngacmua nga Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per buxhetin 2016. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Justice, Ylli Manjani, during a parliamentary session.

Shukriu i Peshkopisë u përfol edhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të PD-së, ku një këshilltar demokrat tha se këshilli i ngjan pikërisht Shukriut.

Nga bota e showbiz është përzgjedhur skena kur Bleona i kërkon Arjan Çanit të shtrihet në tavolinë që ai ta vizitojë lehtësisht për rrahjet e zemrës.

E enjtja është dominuar sërish nga debatet në Parlament dhe Erjon Braçe i kërkon Topallit të mos flasë nga vendi pasi kjo mund ti bëjë keq për shëndetin.

Milena Harito është përzgjedhur për një deklaratë të saj, që siç duket edhe nga video, ishte shumë i sinqertë: “Elvis Roshi ka qenë shumë operacional”.

Përveç Këshillit Bashkiak, Shukriu u përmend sërish në Kuvend, nga ministri Koka, i cili tha se “të flasësh për ketrin dhe ariun në një kohë që aty flitet për Shukriun, duket sikur nuk je në vendin e duhur.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk mbeti pas nga shumica e njerëzve që tani ia kanë shqipëruar emrin Xhani De Biazit. Edhe ai e quajti Gani Abazi.

Edi Rama mund ti ketë bërë shumë herë thirrje për dialog dhe takim kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha, por kjo është hera e parë që ai i lutet për të mos bllokuar Reformën në Drejtësi teksa kalonte vijat e bardha të bulevardit përkrah gazetares Elona Meço.

Presidenti Nishani ka paditur dhe i kërkon 100 lekë për shpifje Erion Veliajn dhe ky i fundit ia ka futur në zarf dhe ia ka nisur me postë.

Gjatë takimit jo dhe aq të lehtë me biznesmenët e huaj, kryeministri Rama i ka kërkuar njërit prej tyre të mos e tundë kokën, por të miratojë ato që thotë ai.

Ndërsa Ylli Manjani, ministër i Drejtësisë, tha se nuk i dridhet dora kur i duhet të shkarkojë dikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura