Videoskandali/ Policia reagon zyrtarisht: Akuzat për Shukri Xhelilin

May 13, 2016 | 13:46
SHPËRNDAJE

Policia e Dibrës ka reaguar sot për herë të parë zyrtarisht në lidhje me hetimin e nisur për ish-kryebashkiakun e Dibrës Shukri Xhelili.

Mbi të rëndojnë tre akuza që janë: “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë”,

“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia e Peshkopisë ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për Xhelilin. Sakaq, Prokuroria e Dibrës ka shkuar në zyrën e ish-kryetarit të Bashkisë për të sekuestruar kontratën e punës së 20-vjeçares si dhe praktikën e emërimit të denoncueses.

Shukri-Xhelili-CV

NJOFTIMI I POLICISE:

Policia Vendore e Dibrës në bashkepunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit Shukri Xhelili, 56 vjec, lindur dhe banues në Peshkopi, Diber, deri sot me detyrë Kryetar i Bashkise Diber, për:
“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë”,
“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 105 , 22, 248 e 259 të Kodit penal.

Procedimi penal nisi pas videos së publikuar, më datë 12.05.2016 ora 21.00, në media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura