Video/Rrëfehet gazetarja: Ishte sulm i përgatitur nga Rama, sepse…

Oct 26, 2017 | 14:39
SHPËRNDAJE

Gazetarja e politikës në “TV Klan”, Elja Zotka e pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, bërë ditën e sotme me gazetarët e medias në vend, e ka konsideruar sakëlldi.

Pasi kryeministri bëri një akt të shëmtuar duke ofenduar një koleg gazetar për aksentin e tij verior.

U largova në momentin kur kryeministri Edi Rama filloi të ofendojë një nga kolegët gazetarë, pikërisht për aksentin e tij verior dhe kjo ishte një gjë e shëmtuar që ndodhi në atë histori”, tregoi ajo.

Zotka tha se ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend.

Gazetarja tregoi se në kohën kur kryeministri Rama filloi të ofendojë gazetarët, ajo u largua.

ZotkaAjo çfarë ndjeva nga ajo që ndodhi, do të huazoja një fjalë të z.Rama, sakëlldi.

Ishte një sulm i përgatitur, pasi deklarata nuk kishte me atë se çfarë ndodhi në Kuvend.

Rama tha se kam ardhur këtu për ju dhe analistët e banakëve mediatikë.

Ishte i papritur sulmi, sepse ai nuk na la kohë të bënim pyetje.

 

Gazetari tregon momentet e ofendimeve nga Rama: Ne i hoqëm mikrofonët, tani…

Te turpshëm e ka quajtur reagimin e sotem te Rames, nje nga gazetaret e politikes, i pranishem sot gjate deklarates shperthyer te kryeministrit me mediat.

ramagazetare1

Me ane te nje shenimi ne faqen e tij ne Fb, Indrit Maraku, gazetari i AbcNews, shkruan se gazetaret bene sa kishin ne dore, i hoqen mikrofonat. Tani sipas tij duhet te reagojne pronaret dhe shoqatat e gazetareve.

Postimi i gazetarit Maraku 

Eshte e turpshme qe nje kryeminister te dale qellimisht, sic e pranoi edhe vete, per te ofenduar dhe denigruar gazetaret. Ne sa kishim ne dore e beme, hoqem mikrofonat. Tani te reagojne drejtoret, pronaret dhe shoqatat e gazetareve.

Reagimi i gazetares Esiona Konomi 

E turpëruar që kryeministri më detyroi t’i heq mikrofonin dhe t’ia lë fjalën në mes!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura