VIDEOLAJM/ Qytetarët filmojnë goditjen e autobusit serb me gurë, polici s’e sheh…

Oct 8, 2015 | 1:06
SHPËRNDAJE

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon çastin kur autobusi i kombëtares serbë të futbollit goditet me gurë mbrëmjen e së mërkurës tek sa po kalonte nga rruga e ‘Durrësit’ drejt sheshit qendror të Tiranës.
Në pamjet filmike dëgjohet goditja e gurit në pjesën anësore të autobusit. Këtë goditje e kanë dëgjuar edhe të pranishmit anës rrugës që ishin duke parë kalimin e autobusit të ekipit serb – i shoqëruar nga shumë forca politike, por polici përballë tyre duket se nuk e ka dëgjuar.

Foto marre nga video
Foto marre nga video

Materiali filmik u publikua në rrjetin social “Facebook”, në profilin “JETA OSH QEF”. Në video dëgjohen zërat se si qytetarëve që thonë “e goditi, e goditi”, ndërsa shihet indiferenca se si policit që ruante turmën përcjell këtë ngjarje.

Nuk dihet nëse polici në fjalë e ka raportuar këtë incident tek eprorët e tij, ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës burime nga policia konfirmojnë se kanë identifikuar autorin 14-vjeçar që qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb dhe janë pranë ndalimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura