VIDEOLAJM/ Me uniforma dhe shishe rakie në duar, policët ja marrin këngës e valleve në lëndina, Berisha publikon pamjet

May 21, 2020 | 20:55
SHPËRNDAJE

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme videon, ku disa efektivë të Policisë së Shtetit ja kanë marrë këngës dhe valleve në një lëndinë.

Sipas Berishës ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gramshit, ku në statusin e tij, me ironi ish-kreu i PD shkruan se Policia ishte angazhuar në një aksion të fuqishëm.

Në pamjet e publikuara nga ish-kreu i PD, shihen efektivët e policisë teksa kërcejnë dhe këndojnë, ndërkohë që nuk mungojnë dhe dollitë me raki.

“Aksion i fuqishëm i narkopolicise kundra drogës në Gramsh! sb

Përshëndetje doktor. Kjo është fytyra e Leshit siç deklaroi sot ne kuvend. Policia e Leshit tape me raki dhe me uniforma…me sa duket këndojnë pas mbjelljes se hashashit”, thuhet në mesazhin e Berishës.

Sali Berisha-video policet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura