VIDEOLAJM/ Me kokën lart, i prangosur dhe rrethuar nga policët, ja momenti kur ish-deputeti i PS Alqi Bllako niset drejt qelisë

Apr 2, 2022 | 14:17
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur ish-deputeti i PS, Alqi Bllako ka dalë nga ambientet e GJKKO-së dhe iu është drejtuar qelisë.

Me pranga në duart, kokën lart dhe i rrethuar nga efektivët që e ruajnë, ai futet në furgonin e policisë.

GJKKO dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist, i akuzuar si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Alqi Bllako ka zgjedhur të mos flasë gjatë seancës, por të përfaqësohet nga avokati i tij.

Ai u arrestua për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit.

Avokati mbrojtës i ish-deputetit, Sokol Hazizaj tha për mediat pas vendimit të GJKKO se klienti i tij ka përcjellë dokumentet e Keshillit te Ministrave dhe nuk ka prodhuar akte.

Avokati akuzoi gjykaten dhe organin e hetimit se nuk njeh kodin e procedurës administrative.

Lidhur me akuzat e SPAK se Bllako ka udhëtuar me bosin e inceneratoreve, Klodian Zoton, Hazizaj tha se nuk është provuar që bileta të jetë blerë nga Zoto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura