VIDEOLAJM/ Ishin duke ngrënë sullfaqe, Policia dhunon të rinjtë në mes të qytetit! Situata degjeneron në grushte

Sep 24, 2021 | 11:08
SHPËRNDAJE

Tejkalimi i orës policore është shndërruar në një shkak përplasje fizike mes disa të rinjve dhe forcave të rendit në qytetin e Durrësit.

Pamjet e sherrit kanë mbërritur pranë redaksisë së Gazetës Panorama.al, ku shihen se situate degradon në përplasje fizike mes disa të rinjve dhe forcave të policisë.

Përplasja raportohet se ka ndodhur në një nga lagjet e Durrësit, teksa të rinjte ishin duke ngrënë sufllaqe në një prej Fast-Fodeve të zonës pak minuta pasi kishte kaluar ora 23:00.

Nuk dihet se kush ishte shkaku i sherrit, por situata ka dalë jashtë kontrollit, ku mes forcave të rendit dhe të rinjve situate ka degraduar në grushta, e më pas në shoqërimin e të rinjve.

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë verës vendosi se ora policore do të ishte deri më 24:00 të mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit.

Ndërkohë që disa ditë më parë ekspertët vendosin të kufizojnë me një orë qarkullimin e mbrëmjes, duke ndaluar qarkullimin deri në orën 23:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura