VIDEOLAJM/ Ironia e Metës për përplasjen Berisha-Blushi

Feb 4, 2016 | 18:14
SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk i ka kursyer ironitë dhe thumbat për debatin e ndodhur sot në Parlament, mes deputetit të PS-së, Ben Blushi dhe deputetit të PD-së, Sali Berisha.

Ky i fundit foli për garën brenda Partisë Socialiste gjërë e gjatë, duke kritikuar në një farë mënyrë PS-në për qasjen që ka ndaj Blushit.

Mirëpo, kjo nuk u prit mirë nga deputeti i PS-së që do të garojë në kongres për kreun e kësaj partie. Pasi Blushi kritikoi dhe debatoi ashpër me Berishën, ky i fundit kërkoi fjalën për replikë.

Mirëpo, nga deputetët e PS-së kjo u kundërshtua, ndërsa Meta argumentoi me ironi dhënien e fjalës për Berishën.

“Po unë them se z. Berisha i takon të bëjë replikë. Se ai shprehu shqetësim për problemet e z. Blushi ndërsa z. Blushi e sulmoi, kështu që…(qesh)”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura