VIDEO/ Elbasani në shtetrrethim, ja aksioni i RENEA pas masakrës

Feb 4, 2016 | 12:32
SHPËRNDAJE

Qyteti i Elbasanit gjendet që nga ora 20:30 e mbrëmjes së djeshme në shtetrrethim pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik nga masakra në një lokal që la 3 viktima dhe 7 të plagosur.

Ministria e Brendshme ka shpërndarë për mediat pamjet filmike, të kontrolleve të RENEA-s në Elbasan për kapjen e autorëve.

renea_3

Ende asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa janë gjetur armët e krimit.

Gjatë gjithë natës Forcat Renea, FNSH e Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetra kontrolle në banesa në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët. Janë krehur me kembë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët apo mund të kishin braktisur makinën.

Si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve. Janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas. Ndërkohë grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes 3 armë zjarri automatik që dyshohet se i kane lene ne vendngjarje autoret e krimit, dy krehera pa fisheke dhe nje kreher me 26 fisheke si dhe 65 gezhoja. Nje grup Specialistesh te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Shtetit te kryesuar nga Drejtori i Krimeve te Renda ne bashkepunim me Specialistet per Krimet e Renda ne Drejtorine e Policise Elbasan si dhe me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan po vijojnë punën per zbardhjen e ngjarjes.


Elbasani ne shtetrrethim by gazeta-panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura