SHBA/Videoja tronditëse, 41-vjeçari dorëzohet, policët e ekzekutojnë

Sep 2, 2015 | 7:38
SHPËRNDAJE

Shumë debate, pakënaqësi dhe reagim pas një tjetër vrasjeje nga policia amerikane. Një burrë i paarmatosur i quajtur Gilbert Flores, 41 vjeç, është qëlluar për vdekje me armë zajrri në mënyrë makabre nga 2 policë në Teksas, nderkohe qe ai ishte përballë tyre me duart e ngritura lart.

Dy policët e përfshirë në vrasjen e 41 vjeçarit janë Greg Vasquez dhe Robert Sanchez, të cilët pasi e shtrijnë për vdekje të pafajshmin me armët e tyre, duken të qetë në regjistrimin e bërë. Skena është filmuar me një aparat celulari smartphone nga një kalimtar, i cili e ka regjistruar vrasjen nga automjeti i tij.

Ngjarja e rëndë vjen pas disa rasteve të mëparshme të vrasjeve absolutisht të panevojshme nga policia amerikane duke marrë jetën e qytetarëve të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura