Video/I ftuari çohet në këmbë gjatë transmetimit dhe puth moderatoren në buzë

Dec 15, 2017 | 19:46
SHPËRNDAJE

Një situatë e pazakonshme është regjistruar në një emision italian, ku i ftuari në studio pasi ka biseduar në transmetim live me moderatoren i ka thënë asaj: “Unë duhet të të puth patjetër”! Ende po mbaruar mirë fjalën ai është çuar nga karrigia, i është afruar dhe e ka puthur për disa sekonda në buzë.

Pas kësaj moderatorja vetëm qeshi dhe vazhdoi të fliste.  Videoja është bërë virale në internet. Kujtojmë këtu se këtë gjest e kemi parë disa herë me radhë kohët e fundit në televizionet italiane. Rasti i fundit ishte kur bashkëshortja e futbollistit Toti puthi në buzë kolegen e saj moderatore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura