VIDEO/ Vëmendja te Kumbulla, mbrojtësi mund të jetë në pankinë që në ndeshjen ndaj rivalëve për Champions të Romës

Dec 6, 2023 | 19:36
SHPËRNDAJE

Roma vazhdon më e qetë në rrugëtimin e saj në kampionat pas fitores ndaj Sasuolos në fundjavë dhe Zhoze Murinjo, pak nga pak po rifiton edhe lojtarët e ndalur për dëmtime. Një prej tyre është edhe Marash Kumbulla, për të cilin mund të ketë një risi të rëndësishme këtë fundjavë.

kumbulla

Lojtari është stërvitur rregullisht me ekipin këto ditë dhe në videon e postuar në rrjetet sociale nga klubi, fokusi ka qenë edhe mbi futbollistin kuqezi i cili ishte pjesë e të gjitha ushtrimeve si shokët e skuadrës.

Mediat pranë klubit insistojnë se Murinjo po mendon që të mbajë Kumbullën në pankinë për ndeshjen e kësaj fundjavë, që është shumë e rëndësishme për Romës, pasi e vendos përballë Fiorentinës. Të dy skuadrat kanë synime të luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve dhe një rezultat pozitiv do të ishte shumë i rëndësishëm për verdhekuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura