Partizani për femra në volejboll, luan ditën e sotme takimin e kthimit në raundin e tretë të Ligës së Kampioneve, ndaj hungarezeve të Vashash Obuda Budapest.
Takimi që zhvillohet në sallën olimpike “Feti Borova”, ka edhe disa tifozë të veçantë në tribuna, në mbështetje të vajzave të kuqe.
Trajneri Franko Lerda, por edhe zyrtarë e lojtarë nga klubi i futbollit të Partizanit, gjenden në stola për të përkrahur volejbollistet e Partizanit, bashkë edhe me shumë tifozë të kuq.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al