VIDEO/ U arrestua brenda në shtëpinë e BBVIP, ja momentin kur banorët mësojnë lajmin për konkurrentin! Si reaguan ata

Mar 3, 2024 | 13:23
SHPËRNDAJE

Për  arrestimin e Liam Osmanit, banorit që mbrëmjen e djeshme u bë pjesë e Big Brother janë informuar edhe banorët e tjerë.

liaami

Zarfin e kuq që mbërriti në shtëpi e lexoi Sara, ndërsa për ta ky ishte një lajm surprizë, që i befasoi të gjithë.

liam

“Banorë, vëllai i madh ka një njoftim të rëndësishëm për t’ju dhënë. Liami, sot paradite është shoqëruar nga policia e shtetit, për veprime të mëtejshme të procedurale në lidhje me një vendim të prokurorisë dhe gjykatës, që e ka dënuar Liamin Osmanin, i cili përmes mashtrimit ka mashtruar një agjenci duke i marrë 17 bileta turistike për në Gjermani dhe nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ai nuk do të kthehet më, pasi do të vijojë me procedurat.”, thuhet në njoftimin e vëllait të madh.

LEXO EDHE: U fut në Big Brother VIP, policia arreston konkurrentin e dënuar me dy vite burg! Ja për çfarë akuzohet

 

LEXO EDHE: Dje u bë pjesë e lojës, sot policia e arrestoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP! Çfarë ka ndodhur disa vite me parë me konkurrentin

ARRESTIMI

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

liam laim osmani liam

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura