U fut në Big Brother VIP, policia arreston konkurrentin e dënuar me dy vite burg! Ja për çfarë akuzohet

Mar 3, 2024 | 15:03
SHPËRNDAJE

Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP, policia ka shkuar në ambientet e shtëpisë, për të arrestuar konkurrentin Liam Osmani, 44-vjeç, i cili akuzohet për mashtrim.

liam

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

LEXO EDHE: VIDEO/ U arrestua brenda në shtëpinë e BBVIP, ja momentin kur banorët mësojnë lajmin për konkurrentin! Si reaguan ata

laim osmani

Liam Osmani, i cili mban edhe mbiemrin tjetër Mandiaro u fut mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP.

“Jeta më ka bërë të luftoj. Unë e marr frikën aty brenda”, ishin fjalët e Liamit përpara hyrjes së tij në shtëpi.

LEXO EDHE: Dje u bë pjesë e lojës, sot policia e arrestoi brenda shtëpisë së Big Brother VIP! Çfarë ka ndodhur disa vite me parë me konkurrentin

liam

Njoftimi i policise: 

Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.

Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura