Po ndiqej nga policia, i shpalluri në kërkim përplas 4 automjete të parkuara! Arrin t’u shpëtojë sërish uniformave blu

Jun 22, 2026 | 13:38

Një aksident është shënuar në Durrës gjatë një aksioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

makine-policie

Mësohet se personi i kërkuar, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, është përplasur me 4 automjete të parkuara në zonën e tregut të fruta perimeve. Pas aksidentit, i kërkuari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes. Ndërkohë nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.

© Panorama.al

Te lidhura