VIDEO/ Rama: “Të vijë dhe ai krimineli që drejton Bashkinë e Kavajës”

Feb 17, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

Rama ve bast per Kavajen dhe falenderon Roshin by gazeta-panorama

Kryeministri, Edi Rama gjatë një vizite në Kavajë për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste tha se, në zgjedhjet e ardhshme PS do të fitojë sërish në bastionin e Partisë Demokratike.

Rama u shpreh i sigurt se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, PS do të marrë 10 mijë vota më shumë se PD në Kavajë.

Në fjalën e tij, Kryeministri shprehur dhe falënderim për kreun e bashkisë së Kavajë, Rroshi duke thënë se i qëndron besnik qytetarëve të tij.

Gjatë takimit për anëtarësimet e reja në PS në qytetin e Kavajës, Rama ka thumbuar disa herë kreu ne Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin duke e quajtur me ironi “kriminel” dhe person me disa emra.

Rama përveç kësaj nuk la pa provokuar sërish demokratët, duke u rikujtuar heqjen e simbolit të dy gishtave nga qendra e Kavajës.

 

Rama zbulon arsyen pse sulmohet Ilir Beqja dhe Saimir Tahiri

Kryeministri, Edi Rama duke pranuar se ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri janë dy ministrat më të sulmuar foli për arsyen që ndodh kjo.

Sipas tij kjo vjen për shkak të reformave që këta dy ministra po ndërmarrin duke iu referuar ndërhyrjes në Lazarat dhe uljes së çmimit të ilaçeve.

“Deri në 2011, Kavaja as qytet nuk mund të quhej, por një xhep që i kishte mbetur vetëm ato pseudo dy gishtat, që në fakt ishte një gisht që i ngrihej Kavajës çdo ditë duke i thënë ku të kam parë”, u shpreh Rama.

Duke folur për reformat që po ndërmerr qeveria e drejtuar prej tij, Rama tha se, “shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm një forcë dhe ajo është PS”.

Më tej, Rama përveç se e cilësoi opozitën si pengesë për këto reforma foli dhe për “forca të padukshme”.

“Kemi përballë një rezistencë vulgare. Nuk janë vetëm ata që duken dhe nuk e kanë marrë vesh pse populli i largoi… por edhe forca të tjera, forca të tjera që përfaqësojnë interesa të prekura nga reformat”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura