VIDEO/5 Maji, kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, shoqërohet nga Erion Veliaj dhe Lindita Nikolla

May 5, 2024 | 10:24
SHPËRNDAJE

Në këtë 5 Maji, Ditën e Dëshmorëve, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Kreu i qeverisë ka vendosur kurora me lule në monumentin “Nëna Shqipëri”, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se kjo ditë përkujtimore zanafillën e ka te vrasja e Qemal Stafës në 5 Maj të 1942, dhe në nderim të kontributit të tij të madh në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare u caktua Dita e Dëshmorëve.

Në këtë datë kujtohen dhe nderohen të gjithë trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura