VIDEO/ Superoperacion antidroge, kapen 30 kg kanabis. 3 në pranga

Feb 5, 2017 | 8:37
SHPËRNDAJE

Policia e Elbasanit ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion antidroge të koduar me emrin “Administratori”.

Operacioni u finalizua me sekuestrimin e 30 kg kanabis sativa dhe arrestimin e 3 personave, si edhe shpalljen ne kërkim të 2 të tjerëve.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Flori Kuqja, 35 vjeç banues në fshatin Shalës  Cërrik; Enver Dobra, 27 vjeç banues në fshatin Shalës Cërrik; Fatos Serani, 37 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të një procedimi proaktiv të ndjekur me metoda speciale hetimi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Flori Kuqja u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 30 kg lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu  u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e  shtetasve: T.K, 27 vjeç dhe XH.K 29 vjeç të dy banues në fshatin Shalës Cërrik.

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera nga Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve  rezultoi se lënda narkotike dyshohet se i përket shtetasve të lartpërmendur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura