Video / Spektakël në turneun ICC. Fitojnë Juventus dhe Barcelona, Mançester Siti shkatërron Realin

Jul 27, 2017 | 9:44
SHPËRNDAJE

Janë luajtur në orët e para të mëngjesit të ditës të sotme tre supersfida të vlefshme për turneun ICC që është duke u zhvilluar në Amerikë.

Manchester Siti

Barcelona e ngriti siparin e spektaklit duke mposhtur Mançester Junajtidin me rezultatin 1-0, falë golit të yllit brazilian Nejmar në minutën e 31-të. Kjo ishte fitorja e dytë e katalanasve në këtë turne pas triumfit me Juventusin disa ditë më parë.


Barcelona 1-0 Manchester United HL by Ball-Control

Një tjetër sfidë për t’u shijuar ishte edhe ajo mes PSG dhe Juves ku italianët arritën të fitonin me rezultatin 3-2. Higuain dhe dy herë Markizio ishin autorët e golave për juventinët, ndërsa për francezët golat u shënuan nga Guedes dhe argjentinasi Havier Pastore.


PSG 2-3 Juventus HL by Ball-Control

Për të vijuar me rezultatin surprizë të supersfidës tjetër mes Mançester Sitit dhe kampionëve të Europës, Real Madrid. Skuadra e Guardiolës shkatërroi madrilenët me rezultatin 4-1 në një takim që foli i gjithi për “qytetarët”. Otamendi hapi serinë e golave në minutën e 52-të ndërsa 7 minuta më vonë Stërling dyfishoi rezultatin.


Real Madrid 1-4 Manchester City HL by Ball-Control

Siti ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë dhe nuk ka munguar edhe goli i tretë, me autor një tjetër mbrojtës, Xhon Stons. Për golin e “knockout”-it mendoi talenti i ri Brahim Diaz, i cili në minutën e 82-të katërfishoi rezultatin. Duhet të shkonte minuta e 90-të që mardilenët të shënonin golin e nderit, me autor 19-vjeçarin, Oskar Arnaiz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura