VIDEO/ Skënderbeu mposht Kukësin brenda në shtëpi dhe bën presion për “Final 4”

Apr 19, 2024 | 17:00
SHPËRNDAJE

Skënderbeu arrin të mposht Kukësin brenda në shtëpi me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Ndeshje mjaft e luftuar nga të dyja skuadrat por dy golat e Rashicës i japin triumfin e dëshiruar korçarëve.

 

KUKESI-SKENDERBEU1

Pikërisht slumuesi 20-vjeçarë ishte hero i ndeshjes së sotme ku arriti të shënonte në minutën e 32-të dhe 68-të të ndeshjes. Tashmë me këtë rezultat, verilindorët e Kukësit qëndrojnë në vendin e fundit dhe duket se janë të destinuar tashmë që të bien nga kategoria kurse “ujqërit e dëborës”, janë të pozicionuar në të gjashtin  vetëm 2 pikë larg Tiranës që gjendet në “Final 4”.

KUKËSI-SKËNDERBEU 0-2

32′,67′ Rashica

NGJARJET KRYESORE

90+5′ Mbyllet takimi në Kukës, triumfon Skënderbeu

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

87′ Topi i rikuperuar në mesfushë shndërrohet n5 një mundësi të mirë për Fejzajn që godet tokazi nëkrahun e djathtë të portës dhe mposht Aliajn, por gjyqtari e anulon përr pozicion të parregullt. (VIDEO)

83′ Shpresat duken të pakta tashmë për Kukësin që duket se është duke u pajtuar me rezultatin.

80′ Faul në sulm i Rashicës në dëm të Mingos.

77′ Skënderbeu në kërkim të golit të tretë, kapiteni Liço gjuan lehtë portën por pret pa probleme Tafas. (VIDEO)

72′ Bie pak ritmi i lojës tani pas shënimit të golit të dytë.

67′ GOOOOOOOL SKËNDERBEU! Top i mirë për Rashicën në zonë, i cili godet dhe shënon dopietën personale. (VIDEO)

66′ Zëvendësim tani në radhët e miqve, del Nukaj dhe i lë vendin Janaqit.

65′ Kukësi i harxhon të gjitha zëvendësimet. Del Beshiraj dhe Lemçe dhe ia lë vendin Hilajt dhe Muratit.

64′ Kukësi provon me të gjitha mënyrat për të shënuar golin e parë të ndeshjes, por mbrojtja korçare nuk lejon hapësira.

62′ Karton i verdhë për Zhongon.

59′ Dy zëvendësime në radhët e vendasve, del Hasaj dhe Lala për t’ia lënë vendin Zenunajt dhe Uahab.

58′ Tani janë miqtë që rrezikojnë, krosimi në zonë nga krahu i djathtë nuk gjen Kabrelin.

52′ Top i gjatë në zonë për Hasajn që e kontrrolon mirë dhe gjuan por Alija edhe një herë bën heroin e Skënderbeut dhe pret topin. (VIDEO)

49′ Goditje këndi për Kukësin, tentohet shtylla e parë por krosimi është i dobët.

47′ Inkursion i mirë nga Salami i cili provon të shërbejë për Solodovnikov në qendër por pasimi i tij ishte i dobët.

46′ Starton pjesa e dytë, del Lleshi dhe ia lë vendin Fejzajt te verilindorët.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë në Kukës, me miqtë në avantazhin e një goli.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

44′ Rashica ia rrëmben topin mbrojtjes verilindore në zonë, tenton të pasojë në qendër por topi largohet nga mbrojtësit.  (VIDEO)

41′ Kukësi provon me të gjitha mënyrat që të mund ta mbyllin këtë pjesë të parë në baraspeshë, por nuk po tregonhen shumë konkret në aksionet e krijuara. (VIDEO)

35′ Minuta të qeta pas zhbllokimit të rezultatit por miqtë duket se duan të shënojnë edhe të dytin sepse luajnë afër portës kuksiane.

32′ GOOOOOOOOOL SKËNDERBEU! Rashica ekzekuton në mënyrë perfekte një penallti duke i dhënë avantazhin të tijve. (VIDEO)

28′ Goditje dënimi në favor të miqve, krosimi është drejt shtyllës së dytë, por Tafas e grushton topin.

24′ Alija bën heroin tani te korçarët. Arrin të bëjë një superpritje duke e mbajtur rezultatin akoma 0-0.

20′ Rashica kroson me të djathtën drejt shtyllës së dytë në kërkim të Kabrel por del Tafas dhe kontrrollon topin.

15′ Shumë afër golit vendasit, godasin shtyllën me Françesko Hasën që provon mrekullinë nga godtja e këndit. (VIDEO)

14′ Kukësi bën presion lart dhe detyron portierin Alia të largoi topin në rivënie anësore.

12′ Kombinime të bukura nga ana e verilindorëve, ku nxjerrin ballë për ballë Solodovnikovn por goditja e tij bllokohet nga mbrojtja mike.

9’ Salami, i kthyer në fushë, kalon nga e majta dhe pason për Beshirajn, tentativa e të cilit është shumë e gabuar dhe përfundon larg portës.

7’ Menjëherë probleme fizike për Salamin, i shtrirë në tokë i cili bën të ditur se ka nevojë për ndihmë mjekësore.

3’ Presing i lartë i Skënderbeut që detyron Tafas të çojë topin në rivënie anësore.

1’ Nis ndeshja në “Kukësi Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Tafas, Lamçe, Reçi, Zhongo, Lleshi, Hasaj, Mingo, Beshiraj, Salami, Lala, Solodovniçov. Trajner: Bledar Devolli.

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Liço, Rashica, Nikaj, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Juri, Kabrel. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

kuk

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura