VIDEO/ Shtyllat në rrugë nuk ndriçuan asnjëherë për 7 vite/ Banorët e një fshati në Shkodër hidhen në protestë dhe bllokojnë aksin

Sep 27, 2020 | 11:45
SHPËRNDAJE

Rreth 50 banore ne fshatin Hot i Ri kanë protestuar për mungesën e ndriçimit në rrugën që lidh Shkodrën me këtë fshat. Ky aks ka 7 vite që është rikonstruktuar plotësisht.

Në atë kohë u vendosën edhe shtyllat e ndriçimit, por deri më tani nuk kanë funksionuar. Kjo ka bërë që shpesh herë në këtë aks të ketë aksidente rrugore me vdekje.

Banorët kanë bllokuar rrugën për rreth 30 minuta dhe shprehen se protestat e tyre do te vijojnë deri sa të zgjidhet problemi.

Shqetësim për banorët është edhe mungesa e prezencës së policisë duke bërë që mjetet të ecin me shpejtësi të madhe duke bërë që aksidentet të shtohen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura