VIDEO/ Shtriu në tokë rojen e sigurisë, shikoni gjestin e Kristiano Ronaldos që po bën xhiron e rrjetës

Sep 14, 2021 | 22:09
SHPËRNDAJE

Mançester Junajtid u mposht me rezultatin 2-1 nga Jang Bojs, në sfidën e vlefshme për grupet e Champions-it. Para sfidës, teksa lojtarët po kryenin nxemjen, u regjistrua një situatë aspak e këndshme, teksa një top i gjuajtur nga Kristiano Ronaldo, shtriu në tokë rojen e sigurisë, i cili për një moment mbeti pa frymë.

ronaldooMenjëherë pasi pa stjuartin të shtrirë në tokë, CR7 nxitoi për të shkuar pranë tij dhe u interesua për shëndetin e puntorit. Për fat të mirë, gjithçka u rikthye në normalitet dhe roja i sigurisë nuk pati problem. Edhe ylli portugez u rikthye në fushë për të vazhduar nxemjen.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura