Shqiptarja tenton të vetëvritet në Greqi, e përjashtuan nga shkolla

Feb 11, 2016 | 12:28
SHPËRNDAJE

Një adoleshente shqiptare me banim në Trikala të Greqisë, ka tentuar të hidhej nga një lartësi për t’i dhënë fund jetës.

newego_LARGE_t_1101_54632228_type12713

Sipas mediave greke, 15-vjeçarja tentoi të vetëvritej pasi ishte përjashtuar nga shkolla.

Shkak ishte bërë një sherr me disa nxënës të tjerë.

Mediat raportojnë se ajo ishte pre e ngacmimeve të vazhdueshme.

Por pas negociatave me policinë, ajo u bind të zbriste dhe incidenti përfundoi pa probleme. Ajo u shoqërua nga prindërit në shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura