VIDEO/ Shqiptarët kapen duke tharë 22 kg drogë brenda fermës së braktisur

Oct 10, 2019 | 20:42
SHPËRNDAJE

Dikur ishte një shtëpi në fermë, ku punohej toka dhe mbaheshin kafshët.

212

Pas vitesh neglizhencë, ishte kthyer në një laborator për prodhimin e marijuanës ose më saktë ku thahej lënda narkotike.

Dy persona me origjinë shqiptare, përkastësisht 26 dhe 34 vjeç, u arrestuan nga karabinierët e Vinovës brenda një ndërtese bujqësore në Candiolo, jashtë Torinos.

Kërkimet në ndërtesë bënë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 22 kg lëndë narkotike.

Hetimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar nga hetuesit për të gjurmuar biznesin e dy shqiptarëve dhe për të identifikuar sheshet e tregut të drogës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura