VIDEO/ Shpërthimi me tritol në Durrës, ky është momenti kur autorët afrohen me makinë pranë dyqanit! Hedhin nga dritarja e automjetit…

Jun 19, 2022 | 9:30
SHPËRNDAJE

Panorama.al siguron pamjet nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur disa persona me makinë hedhin lëndë plasëse në derën e një dyqani në Durrës.

Në pamjet duket një makinë e zezë e cila afrohet pranë dyqanit dhe ul shpejtësinë. Nje person hedh nga dritarja lëndën plasëse në derën e dyqanit.

Sapo automjeti largohet me shpejtësi ndodh edhe shpërthimi që hedh ne erë derën e dyqanit.

Pronari Shaban Aga tha se prej disa muajsh është bërë shënjestër e sulmeve nga disa persona. Ai u shpreh se dy herë i kanë hedhur benzinë në makinë ndërsa dy herë të tjera kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura