Interi është shpallur zyrtarisht kampion për të njëzetën herë i Seria A, dhe natyrisht ky është një triumf historik për çdo tifoz zikaltër.
Për të mos u harruar është edhe fakti, që në vendin tonë ka shumë tifozë interist, që kanë shpërthyer në festë duke shijuar këtë moment shumë të veçante. Gjëja më e bukur është që, ashtu si edhe tifozët zikaltër në stadium, kanë zgjedhur të hedhin “kunja” drejt rivalëve të tyre milanist, duke kënduar në kor këngën e trajnerit të Milanit Stefano Pioli, “Pioli is on Fire”.
MOMENTI I FESTËS (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al