VIDEO/ Sherr edhe në Parlamentin e Serbisë për shkak të ligjit malazez

Dec 27, 2019 | 17:19
SHPËRNDAJE

Një incident ndodhi në Parlamentin serb pasi deputetët e “Dvero”, Bosko Obradovic dhe Ivan Kostic hynë në seancë për të shprehur pakënaqësinë që autoritetet serbe nuk po reagonin ndaj miratimit të Ligjit për Lirinë Fetare në Mal të Zi.

gfd

Mediat serbe bëjnë me dije se Obradoviç dhe Kostiç u përleshën me drejtuesin e grupit parlamentar të SNS Aleksandar Martinoviç, pas së cilës pasoi një trazirë e përgjithshme.

Me parulla “Vuçiç dhe Milo (presidenti malazez) – vëllezër binjakë” dhe “Serbia, pse hesht?”, Obradoviç dhe Kostiç qëndruan përpara kryetarit të parlamentit dhe pyetën deputetët e koalicionit qeverisës pse nuk po përgjigjen për miratimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Mal të Zi dhe arrestimin e deputetëve të Frontit Demokratik.

Sipas Tanjug, Obradoviç filloi të flasë në foltoren e Parlamentit, por asgjë nuk mund të dëgjohej në transmetim sepse mikrofoni ishte fikur.

Anëtarët e mazhorancës në pushtet, Vladimir Marinkovic, Aleksandar Martinoviç dhe Ministri Aleksandar Vulin, iu përgjigjën asaj dhe u afruan Obradovic dhe Kostiç.

Situata u përkeqësua gati në përleshje fizike midis tyre.

Forcat e sigurisë u shfaqën gjithashtu në sallë, por kryeparlamentari Maja Gojkovic u kërkoi atyre që të mos reagojnë, ndërsa deputetëve u kërkoi që të ndalnin provokimet dhe të jenë të përmbajtur.

Situata u qetësua pas disa minutash, deputetët u kthyen në karriget e tyre dhe Obradoviç dhe Kostiç u larguan nga salla, raporton N1.

Më pas, në sallën e asamblesë, Obradoviç iu drejtua shtypit dhe tha se ishte një “performancë politike”, e zakonshme në praktikën parlamentare botërore, me qëllimin për të shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve të Podgoricës dhe reagimit “të vakët” në Beograd ndaj atyre vendimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura