Video/ Sekuestrohen në Itali produkte false, vinin nga Shqipëria. Ishin prodhim kinez

Jul 10, 2015 | 9:20
SHPËRNDAJE

Policia Financiare e Romës ka sekuestruar në aeroportin e Fiumicinos “Leonardo da Vinçi” rreth 1 milion produkte të fallsifikuara me prejardhje nga Shqipëria. Mes tyre 600 mijë prezervativë imitime të markës së njohur Durex, 500 mijë medikamente farmaceutike, 150 mijë artikuj bizhuterie fals të firmave të njohura etj

Sipas policise italiane materialet vinin nga një magazinë në Shqipëri, por të prodhuara në një fabrikë në Kinë. Cilësia e fallsifikimit të produkteve ishte mjaft e lartë saqë mund t’i shpëtonte dhe syrit më ekspert.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura