Video/ Salsano Rrapi emocionon bashkëshorten, i bën surprizën e veçantë asaj dhe kunatës

Apr 18, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Salsano Rrapi dhe bashkëshortja e tij Erjona Kakeli janë një ndër çiftet më të njohur shqiptar. Ata janë të martuar prej vitesh dhe kanë edhe dy vajza të vogla, Margi dhe Amal. Sot Erjona së bashku me motrën e saj opinionisten sportive Mikela Kakeli ishin të ftuara në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku morën edhe një mesazh nga aktori.

“Salsano fluturon tani, po i shikoj një anë që nuk e kisha parë më parë. Ai është shumë i kujdesshem, me Margin kalon më shumë kohë, e merr çdo pasdite dhe e shëtit. Salsano më ka nxjerr në pah Erjonën me të qeshur. Ne jemi bashkë prej 13 vitesh”, tha Erjona.

Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderoi bashkëshorten duke thënë për të fjalët më të mira.

“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza. Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë. Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Rrapi në videomesazhin e tij./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura