VIDEO/ Rrëqethëse, shikoni pritjen madhështore që i bëjnë tifozët e Milanit Kakasë

Sep 1, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Rikardo Kaka duket se do të jetë një tjetër prurje e re në stafin drejtues të Milanit, dhe së shpejti pritet të ketë një rol të rëndësishëm tek “djalli”. Ditën e djeshme, braziliani ishte në tribunën e stadiumit për të ndjekur fitoren ndaj Romës, por gjithashtu, zbriti edhe në fushën e blertë, për të përshëndetur tifozët e shumtë.

kaka

Emri i tij u thirr para 58 mijë tifozëve nga spikeri i stadiumit “San Siro”, dhe të gjithë në kor, në veçanti ultrasit “Curva Sud”, vetëm bërtisnin për emrin e tij, dhe atmosfera ishte rrëqethëse. Shto këtu edhe fitoren në sekondat e fundit me golin e Kutrones, mbrëmja ishte magjike për të gjithë tifozët e “djallit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura