Spanja mbërriti në Oslo rreth orës 14:30 ditën e djeshme, në qytetin ku sot do të luhet ndeshja kundër Norvegjisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit.
Avioni u ul një orë me vonesë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike. Rrebesh dhe temperatura shumë të ulëta ditën e djeshme, të cilat pritet të jenë edhe sot kur do të luhet ndeshja.
Kombëtarja spanjolle u stërvit pasdite në stadiumin “Uleval”, por ende trajneri nuk i ka të qarta idetë për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës. Fabian dhe Sebajos nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe do të vendoset pak orë përpara ndeshjes nëse do të zbresin në fushë apo jo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al