VIDEO/ “Ringjallet” Juventusi, Ronaldo dhe Dibala rikthejnë buzëqeshjen e Pirlos. Napoli thyhet në Torino

Apr 7, 2021 | 21:01
SHPËRNDAJE

Më në fund pak qetësi te Juventusi! Bardhezinjtë kanë mposhtur ditën e sotme Napolin, me rezultatin 2-1, duke marrë kështu vendin e tretë në renditje, me 59 pikë, 1 më pak se Milani i vendit të dytë.

ronaldo.juve.2020.21.smorfia.gol.750x450

“Zonja e Vjetër” zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, teksa krijoi disa raste të pastar për shënim. Në minutën e 13’, Ronaldo zhbllokoi sfidën, pas një veprimi shumë të bukur të Kiezës në të djathtë.

Pjesa e dytë nisi përsëri me Juventusin më kërkues, të cilët e gjetën golin e dytë në minutën e 73. Ishte Paulo Dibala, i cili 4 minuta pasi ishte futur në fushë, ia doli të shënojë për vendasit. Insinje rihapi sfidën në minuten e 90’, duke shënuar nga [penalltia, por vetëm kaq, pasi skuadra e Gatuzos nuk ia doli të shënojë të paktën edhe një gol tjetër, për të marrë barazimin.

FT| JUVENTUS-NAPOLI 2-1

Ronaldo 13′, Dibala 73’/ Insinje 90′

FORMACIONET ZYRTARE:

Juventus: Shezni, Danilo, Kielini, De Ligt, Kuadrado, Kieza, Mekeni, Bentankur, Artur, Morata, Ronaldo. Trajner: A. Pirlo

Napoli: Meret, Rrahmani, Kulibai, Di Lorenco, Hysaj, Deme, Fabian Ruiz, Lozano, Zielinski, Insinje, Mertens. Trajner: Xh. Gatuzo

JUV

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.