VIDEO/ Rashica shënon sërish, mes 20 yjeve të kampionatit holandez

Jan 16, 2016 | 20:00
SHPËRNDAJE

Milot Rashica, talenti kuqezi është bërë sërish protagonist, teksa ka shënuar një gol në ndeshjen që ekipi i tij Vittese që mposhti Cambuur për javën e 18-të të ligës së parë holandeze.

Rashica po fiton vëmendje edhe më shumë nga mediat ndërkombëtare me golat dhe talentin që po shfaq në kampionatin holandez.

Golin e sotëm e shënoi në minutën 48-të dhe skuadra e tij fitoi 2-0 në transfertë. Mediat holandeze kanë publikuar listën e 20 yjeve të kampionatit vendas për këtë sezon dhe Rashica gjendet mes tyre.

“Lojtarët e Çelsit të huazuar te Vittese Arnhem pritet që të ishin më të mirët, por nuk është kështu. Milot Rashica po i bën të gjithë për vete.

Ai u transferua nga Vushtria për një çmim fare minimal. 19-vjeçari shqiptar po shijon formën më të mirë në kampionatin holandez dhe renditet përkrah legjendës Dirk Kuyt dhe Luuk De Jong”, shkruajnë mediat holandeze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura