VIDEO/ ‘Raporti sekret’, Rama sulmon publikisht Koço Kokëdhimën

Oct 10, 2016 | 9:35
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama në komunikimin e përjavshëm me publikun përmes Facebook, ka folur për raportin e Guardia di Finanza për luftën ndaj kanabisit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama sulmoi dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima mbi një shkrim të publikuar në gazetën “Shekulli”, ku flitej për kultivimin e gjerë të kanabisit në vend.

Rama tha se ka një luftë mes realitetit dhe fabrikimit të gënjeshtrave përmes të cilave ngrihen akuza, ku ai përmendi termi “raport sekret”, e përdorur nga gazeta e ish-deputetit Kokëdhima.

koco-kokedhima-rama1

“Raporte sekrete të fabrikuara, fakte të shpikura dhe të falsifikuara, fotomontazhe të publikuara, SMS të sajuara dhe të lexuara në emër të qytetarëve. Me një qëllim të vetëm; të krijohet sa më shumë pasiguri, konfuzion, dyshim mbi çdo gjë që bëhet dhe të mos mund të mbetet asgjë e bërë pa u bërë pis me baltën e kësaj industrie”, u shpreh Rama.

Prej muajsh flitet për prishje të marrëdhënieve mes Ramës dhe Kokëdhimës, por kjo është hera e parë që Kryeministri e sulmon publikisht ish-deputetin e tij. Ndërsa Kokëdhima në daljet e tij mediatike është përpjekur të nënkuptojë se marrëdhënia e tyre është ftohur, por nuk është thyer. Kokëdhima madje tha se vazhdon të takohet me Ramën çdo muaj.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se këtë vit kultivuesi kanë përdorur një farë që rritet më shpejt po që ka një produktivitet më të ulët. Por theksoi se Policia ka shkatërruar 92% të plantacioneve me kanabis.

“Këtë vit u mboll 35% më pak sesa në vitin e fundit të qeverisë së vjetër dhe u shkatërruan 92% më shumë sesa në vitin më të suksesshëm të qeverisë së vjetër, në vitin 2013”, tha Rama.

Deklarata e plotë e Ramës:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura