VIDEO/ Rama fton artistët për të konkuruar në festivalin ndërkombëtar: Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut…

Sep 9, 2018 | 8:14
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sot në mëngjes një video ku fton të gjithë artistët për të qenë pjesë Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal.

“Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore”, shkran më tej Rama.

Postimi i plotë

MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për të qene pjesë me artin tuaj në Konkursin Mbarëkombëtar të Krijimtarisë Muzikore në gjinitë Opera, Balet dhe Muzikal, ju uroj një të dielë të bukur

Pa imponuar tematikë, Viti i Skënderbeut është një kornizë e mirë për të nxitur krijimtari kombëtare artistike të cilat, me të drejtë, nuk mund të arrihen pa një mbështetje thelbësore në financim por edhe kanë nevojë për instrumente realizues të vënies në skenë.

Për këtë Ministria e Kulturës krijoi një fond të dedikuar dhe kritere shumë të qarta për pjesëmarrje, por edhe Teatri i Operas dhe Baletit vendos në dispozicion të fituesve trupat realizuese dhe hap repertorin për vënien në skenë të veprave që do të dalin nga ky konkurs, e që do të përzgjidhen nga juri profesioniste ndërkombëtare.

Në muajin tetor (11 TETOR) përfundon faza e parë që parashikon aplikimin e kandidatëve, të cilët janë të mirëpritur në këtë sfidë të bukur kulturore.

Krijimtari të mbarë dhe ju mirepresim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura