Video raciste, PDIU: Ideologji naziste, MPJ ta ngrejë çështjen në NATO

Nov 29, 2015 | 16:54
SHPËRNDAJE

Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale në internet që tregon fyerje dhe sharje nga ushtarët grek ndaj Shqipërisë dhe Turqisë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dënuar përsëritjen e thirrjeve raciste e ksenofobe në ushtrinë greke, duke i cilësuar ato se ngjasojnë me ideologjinë naziste.

Ushtaret grek
Ushtaret grek

“Videoja që qarkullon në media, rrëfen se ky është akt i organizuar i oficerëve grekë dhe jo veprime të veçuara. Ministria e Jashtme duhet të kërkojë dënimin e këtyre sjelljeve të institucionalizuara të ushtrisë greke dhe të ngrejë çështjen në strukturat e NATO-s, si një çështje që cenon virtytet dhe misionin e aleancës”,-thuhet në reagimin e PDIU-së.

Materiali filmik është publikuar më 8 korrik të 2014-s, në profilin e “Facebook”-ut “Αδάμ Κωνσταντινίδης”.

Ndërsa mediat kosovare shkruajnë se në një bisedë ekskluzive në “Arbëria News”, një qytetar shqiptar M.DH., i cili është duke kryer detyrimin ushtarak në Greqi për të marrë pasaportën greke, tregon se ishte i detyruar të këndonte këngë me tekst kundër bashkëkombësve dhe vendit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura