“Qoka për qeverinë”-Sherr midis Monika Kryemadhit, Alban Dudushit dhe Eni Vasilit

Dec 12, 2019 | 21:58
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është përfshirë në debate të ashpra me gazetarin Alban Dudushi dhe Eni Vasili.

kryemadhidus

Teksa ishte e ftuar në studion e “Open” në Top Channel, Kryemadhi tha se disa media i bëjnë qoka qeverisë në rastin e fatkeqësisë së tërmetit.

Pjesë nga debati:

Kryemadhi: Keni 16 ditë që bëni propagandë për Edi Ramën sesi i bën qokat. Nëse flasim sesa bukur dorëzon çelsat, nuk dua të flas për këtë. Ça shkolle ke mbaruar ti Alban?

Dudushi: Të dy jemi jashtë asaj shkolle. Dy fadroma mund ta mbajnë një gjë që bie!

Kryemadhi: Po mbajnë soletën mos të shembet. Keni 16 ditë që i bëni propagandë për Edi Ramën.Sa e ndershme je ti me emisionet e tua Eni?

Eni Vasili: Unë ju jam lutur, çlidhje ka Edi Rama. Kur ju nuk vini. Nuk keni ardhur për këto 16 ditë.

Kryemadhi: E luaj lojën aty ku është për ta luajtur. Nuk je e ndershme me emisionet e tua

Dudushi: Televizioni është futur në kamera në çdo vend dhe nuk ka vajtur pas Edi Ramës.

Kryemadhi: Mos më thuaj se nuk bën qoka ti Alban!

Alban Dudushi: Unë qoka? Ma gjej qokën!

Kryemadhi: Mjafton vetëm takimi me studentët dhe Edi Ramën që bëre.

Alban Dudushi: Atë që e sabotuat ju dhe Lulzim Basha. Kërcënuat studentët.

Kryemadhi: Kërcënuam anëtarët e FRESH-t të Edi Ramës.

Alban Dudushi: Mos thuaj qoka kur ju e dini mirë si është gatuar kuzhina.

Kryemadhi: Po të më kishte kërcënuar njeri, do të na kishte arrestuar Sandër Lleshaj.

Alban Dudushi: Nuk të arreston ty asnjë njeri.

Eni Vasili: Është kotë kjo gjë. Ne ju ftojmë në shtëpi, ju derdhni kupën! Ne ju ftojmë të thoni çfarë të doni dhe si të doni por nuk pranoj në mënyrë kategorike që bëjmë qoka.

Kryemadhi: Ka vajtur njeri nga ju në kampe me 700 qytetarë. A keni bërë

Sherr midis Monika Kryemadhit dhe Alban Dudushit on Vidnews.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura