VIDEO/ Protesta, ish-të përndjekurit përplasen me Policinë për Bunkerin

Sep 22, 2015 | 9:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Përfaqësues nga radhët e ish-të përndjekurve politikë zhvilluan një protestë pasditen e së hënës para Ministrisë së Brendshme në Tiranë. Protestuesit kundërshtuan ndërtimin e bunkerit pranë kësaj ministrie, ndërkohë që mes tyre kishte deputetë dhe përfaqësues të opozitës. 

Para protestuesve ishte vendosur një kordon policor që ndalonte hyrjen e tyre në ambientet e Ministrisë. 

Ata kërkuan mosndërtimin e bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme. Mes protestuesve dhe forcave të rendit pati tensione dhe përplasje fizike në formën e shtyrjeve, pasi potestuesit kërkuan të futeshin brenda në bunker. 

“Do fillojmë grevën e urisë brenda në bunker. Poshtë Edi Rama!”,-ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Kjo është protesta e dytë kundër bunkerit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Protesta e parë u zhvillua pak ditë më parë, gjatë kohës kur po zhvillohej seanca e fundit plenare.

Bunkeri ndodhet pranë tunelit anti-atomik në Ministrisë së Brendshme, tunel i cili është rikonstruktuar kohët e fundit dhe pritet të çelet për publikun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura