VIDEO/ Policia e Shtetit thirrje këmbësorëve: Jeni rrezik për aksidente, përdorni…

Aug 16, 2018 | 14:16
SHPËRNDAJE

Krahas Planeve të Kontrollit “Tispol Gusht 2018”, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.

Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.

Pamjet e rregjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen.

Ata janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.

Policia Rrugore këshillon këdo të përdorni vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve! Aty ku mbikalimi mungon sigurohu mirë dhe kalo, mos rreziko jeten

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura