VIDEO/ Përplasja polici-protestues te Liqeni, lirohen të gjithë të shoqëruarit

Feb 21, 2016 | 16:12
SHPËRNDAJE

Policia ka rrethuar kantierin ku po ndërtohet këndi i lojërave për fëmijë në Parkun e Liqenit Artificial. Ndërkohë, rreth orës 11:00 ka nisur edhe protesta e shoqërisë civile.

12715551_419107548298419_2256456064092292896_n (1)

Ora 16:01 Lirohen të gjithë protestuesit e shoqëruar tek Komisariati nr 1 në kryeqytet, pas përplasjes me policinë tek Liqeni.

Ora: 12:56

Gjashte protestuesit e arrestuar jane derguar ne Komisariatin nr. 1 ne Tirane. Aty ata po mbahen te izoluar dhe po merren ne pyetje.

12744238_419107554965085_9110648375866271753_n

Ora 11:52

Një nga të ndaluarit në protestën e sotme në atë që do të jetë Këndi i Lojërave për Fëmijë në Parkun Kombëtar të Liqenit Artificial është edhe aktivisti i njohur për fushatën kundër armëve kimike në vitin 2014, Zirkon Disha. Disha është arrestuar bashkë me tre persona të tjerë, pasi prishën gardhin ku do të ndërtohet këndi.

12743974_1029035967153900_5473010309822633466_nOra 11:41

Protestuesit kanë arritur që të shkulin dërrasat rrethuese te Liqeni, të cilat janë vendosur nga Bashkia Tirane për këndin e lojërave që do të ndërtohet aty. Ka patur tensione protesta e sotme, ku policia është përplasur me protestuesit dhe ka shoqëruar disa prej tyre. Ndërkohë, deri më tani janë shoq♪7ruar 6 persona.


Perplasja Polici-Protestues te Parku i Liqenit by gazeta-panorama

Ora 11:36

Vazhdon perpleshja mes protestuesve dhe Policise te Parku i Liqenit. Nga videoja e siguruar nga “Panorama” shihet se si policia shoqeron nje protestuese. Gjithashtu, gjendja duket disi e acaruar. Nje nga te shoqeruarit e pare eshte identifikuar si Elian Tanini.


Shoqerimi i protestueses te Liqeni by gazeta-panorama

Ora 11:20

Ka nisur e dhunshme protesta e shoqerise civile te Parku i Liqenit Artificial. Policia eshte perplasur me protestuesit dhe ka disa te shoqeruar. Nga pamjet tregohet edhe perplasja mes tyre dhe protestuesve.


Perplasjet e Policise me Protestuesit te Parku… by gazeta-panorama

Ora 11:00

Kjo është e disata protestë që bëhet në mbrojtje të Parkut të Liqenit Artificial. Vetë Veliaj gjatë fushatës elektorale u zotua se asnjë pemë nuk do të prekej në Parkun e Liqenit.

Mirëpo nuk ndodhi kështu. Javën e kaluar, punonjës të Bashkisë Tiranë u fotografuan duke prerë pemë te Parku i Liqenit dhe më pas u zbulua edhe plani për ndërtime brenda parkut.

protesta-parku1

12742396_1564974947127845_4537193147062954581_n 12744747_1564974937127846_6475145970364398270_n (1) 10624665_1564974870461186_5148301855819062054_n (1) 12745934_1564974877127852_8168129760995825254_n (1) 12745412_1564974860461187_8491396206807509190_n (1) 12729285_1564974730461200_8349641669928111190_n 12743852_1564974723794534_412239856105688802_n 12743880_1564974727127867_5080124677773727472_n

Eljan Tanini

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura