Sllovakia U-21 fitoi me përmbysje sfidën e vlefshme për grupin 2 eliminator për Europianin U21, ndaj Shqipërisë, me shifrat 2-3. Ekipi i Bushit ishte dy herë në avantazh, por nuk mundi ta ruajë, dhe në 10 minutat e fundit, pësoi dy gola për të humbur krejt takimin.
Fitorja duket se i ka gëzuar tej mase sllovakët, që mund të luftojnë për vendin e dytë në grup. Teksa po largoheshin nga stadiumi “Selman Stërmasi”, futbollistët e rinj kishin ngritur zërin e muzikës, duke zgjedhur të festojnë kështu këtë fitore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al