VIDEO/ Perla e Muratit dhe saktësia e Sinanit, shikoni 2 golat e talenteve shqiptarë me fanellën e Milanit

Feb 8, 2018 | 15:27
SHPËRNDAJE

Milani U-19 ka në gjirin e vet dy shqiptarë, Emir Muratin dhe Ismet Sinanin, që po shkëlqejnë këtë sezon te kuqezinjtë.

emir-murati-milan

Talentet shqiptarë ndihmuan ekipin për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë për këtë grupmoshë.

Ata ishin protagonist në fitoren 2-3 të Milanit në fushën e Atalantës, ndërsa rezultati i të dyja ndeshjeve përfundoi në fitoren e thellë  5-2 të Milanit.

ismet sinani

17-vjeçari Emir Murati shënoi golin e parë të takimit me një goditje spektakolare nga jashtë zonës, ndërsa 18-vjeçari Sinani shënoi golin e dytë me kokë pas një goditje nga këndi.

Shqiptarët kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje, dhe ata të dy janë ndër lojtarët më me perspektivë në akademinë e “Djallit”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura