VIDEO/ Përjashtohet nga seanca deputeti i opozitës së re/ Vasilika Hysi: Është fatkeqësi e madhe që…

Nov 26, 2020 | 12:24
SHPËRNDAJE

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi ka përjashtuar nga seanca deputetin e opozitës së re Erion Piciri. Piciri po fliste nga vendi pa mikrofon, ndërkohë që ishte duke folur deputetja e PS, Edlira Bode.

Drejtuesja e seancës tha se deputeti është paralajmëruar tre herë. Nderkohe seanca u nderpre per disa minuta.

“Zoti Piciri ju kam dhënë tre masa disiplinore. Mos vijoni të shkelni më tej rregulloren.

Zoti Piciri ju përjashtoj nga seanca plenare. Ju përjashtoj! Është fatkeqësi e madhe që vjen këtu në parlament për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë.

Është fatkeqësi e madhe. Ju  përjashtoj nga seanca plenare. Ju lutem dilni nga seanca”, tha Vasilika Hysi.

piciri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura