VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në Fier, shkrumbohet pjesa e përparme. Ja çfarë dyshohet

Apr 23, 2024 | 11:21
SHPËRNDAJE

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte (23 prill) në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.


Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti, fatmirësisht pa lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një defekti teknik, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura