Lotët e saj rrëqethës prekën këdo që mësoi historinë e saj tek emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” që vjen çdo të premte në News24.
Jorida nga Ballshi me skoliozë të theksuar dhe me probleme në pjesën e legenit iu nënshtrua me sukses ndërhyrjes së parë disa ditë më parë. Pas operacionit Jorida tregoi forcë dhe e mori veten shumë shpejt.
Ajo tashmë është gati për t’iu nënshtruar operacionit të dytë dhe më të vështirë, operacionit të skoliozës. Jorida dhe prindërit janë në ankth për këtë ndërhyrje për shkak se është më i vështirë dhe i komplikuar në krahasim më operacionin e parë. Jorida futet në sallën e operacioni ndërsa prindërit me ankth numërojnë pas derës sekondat dhe minutat që kalojnë.
Shokët dhe shoqet e klasës kanë udhëtuar nga Ballshi për ta vizituar në spital i thonë që i ka marrë malli dhe mezi e presin të rikthehet në bankat e shkollës. Ndërsa prindërit e Joridës falenderojnë gjithë shqiptarët që ndihmuan vajzën e tyre dhe i dhanë një shand të dytë në jetë të jetë dhe ajo si gjithë moshatarët e saj. Tashmë Jorida është kthyer në shtëpi, shqiptaret lumturuan edhe një familje shqiptare kësaj herë duke i kthyer shpresën 12 vjeçares.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al