Video/ Nuk e kuptoi që ishte ajo, protestuesi i kërkon Rihanna-s Instagram-in për ta etiketuar

Apr 6, 2021 | 14:51
SHPËRNDAJE

Rihanna i është bashkuar dje një marshimi për ndalimin e urrejtjes aziatike në Nju-Jork. Këngëtarja mbante maskë dhe syze dhe ishte vështirë ta dalloje se ishte pikërisht ajo.

rihanna (2)

Pasi kanë bërë foto, një nga protestuesit donte ta etiketonte në një postim dhe iu afrua për t’i kërkuar emrin e saj në Instagram, sigurisht duke mos e kuptuar me kë po fliste, shkruan “The Independent”.

rihanna (3)

Pa thënë asgjë, këngëtarja e shkroi emrin me mirësjellje, duke e lënë djalin të hutuar.

Kjo je ti?!“,- ia ktheu ai. Ndërsa këngëtarja shpërtheu në të qeshura. Një klip që është bërë viral në rrjetet sociale.

rihanna (4)

Artistja u bashkua me protestën duke u përzier me turmën dhe duke kërcyer nën muzikën që luhej në sfond. Ajo ishte bashkë me ndihmësen e saj, Tina Truong.

Krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë rritur kohët e fundit, duke arritur kulmin në një incident muajin e kaluar, kur një person i armatosur qëlloi dhe vrau tetë njerëz në tre qendra të ndryshme masazhesh në Atlanta, Georgia. Nga këta tetë persona, gjashtë ishin gra aziatike.

rihanna (1)

rihanna (4) rihanna3 rihanna (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura