VIDEO/ Një person i vë flakën vetes para gjykatës ku po zhvillohej seanca për Donald Trump

Apr 19, 2024 | 22:05
SHPËRNDAJE

Teksa ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ishte në sallën e gjyqit, një burrë i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike, i ka vënë flakën vetes para gjykatës së New Yorkut, shkruan BBC.

zjarr

Personi rreth 37 vjeç e ka lyer veten me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes në parkun përballë gjykatës.

Para se t’i vinte flakën vetes, burri ka hedhur letra në ajër, por ende nuk është vërtetuar nëse kishte diçka të shkruar në to.

Policia e New Yorkut ndodhet në vendngjarje dhe nuk dihen ende motivet e këtij akti.

Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Trump u largua nga gjykata dhe nuk ishte në dispozicion për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura